Kompanitë
Hit-Flores LLC është një përpunuese dhe eksportuese e produkteve pyjore jo-drusore (NWFP) dhe të kultivuara si : Mjedra, Luleshtrydhet, Aronia. Eshte nje biznes familjar me eksperience mbi 30 vjecare në grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e produkteve të NWFP. Kompania ndodhet në malin e Sharrit të Kosovës, të cilat janë të pasura me florë dhe faunë të egër. Hit-Flores posedon objekte përpunimi me kapacitet vjetor deri në 5200 tonë duke përfshirë tharjen makineritë dhe dhomat e ngrirjes si dhe makineritë përpunuese. Mbledhja e NWFP-ve është bërë në mbarë Kosovën drejtpërdrejt nga vetë kompania dhe përmes bashkëpunimit me 15 koleksion qendrat. Produktet kryesore të kompanisë janë frutat e egra, kërpudhat dhe bimët mjekuese.
Si kompani kemi filluar si biznes ne 2022, dhe ne vitin 2023 ne muajin prill, kemi filluar me mbjelljen e plantacionit te borinices me llojin DUKE, dhe sot kemi mbi 8000 fidane.
Kompania Natyral Fruits merret me kultivimin e mjedres, boronices dhe dredhzes po ashtu merret edhe me ngirjen selektimin dhe paketimin e pemeve te imeta.
Kemi Fruits është kompani e themeluar në vitin 2017 në fshatin Teneshdoll. Kompania posedon një pikë grumbullimi me kapacitet prej 300 tonësh dhe kultivon 5 hektarë me mjedra, prej të cilave 0.5 hektarë janë në mjedise të mbrojtura. Që nga viti 2024, Kemi Fruits ka filluar eksportin e mjedrave në tregjet ndërkombëtare. Kompania gjithashtu punon me produkte të ngrira dhe ofron produkte të freskëta për tregun lokal.
Kultivimin e mjedres e kemi filluar ne vitin 2015. Biznesin e kemi regjistruar ne vitin 2022.
3DFactory është themeluar në vitin 2016 në fshatin Llapashticë të Podujevës. Fillimisht, si kompani kemi qenë të fokusuar në kultivimin e pemëve të imëta, ndërsa që nga viti 2017 kemi filluar me grumbullimin e pemëve të imëta, kryesisht mjedrës. Në vitin 2020 kemi ndërtuar një pikë moderne grumbullimi me kapacitet prej 1500 tonësh. Produktet tona i eksportojmë në Evropë, Shqipëri dhe në tregun lokal.
Kooperativa “Red Gold” është një organizatë e krijuar nga transformimi i shoqatës Agro Red Gold në Kooperativë Ari i Kuq në vitin 2017. Lokacioni i kooperativës është në rajonin e Prizrenska Župa në Parkun Kombëtar Šarplanina. Aktivitetet e kooperativës janë: 1. Kultivimi dhe blerja e frutave të manaferrës (mjedra, boronica, luleshtrydhe, manaferra, arnie) dhe bimëve mjekësore dhe aromatike (koncepti i prodhimit organik). 2. Prodhimi i lëngjeve organike, reçelrave, çajrave të ndryshëm, salvave e të tjera. 3. Zhvillimi i agroturizmit 4. Shërbimet e konsulencës Kapacitetet e kooperativës janë: 1. Anëtarë, pronarë të kooperativës 81 (60% meshkuj dhe 40% femra) 2. Ftohje me kapacitet 250 ton 3. Uzina për prodhimin e lengjeve dhe reçeleve 4. Fabrika per prodhimin e çajrave dhe salvave 5 .Tharesa per barishte dhe fruta medicinale Tregu: 80% eksport BE/20% vendas
Kompania posedon gjithsej 5 ha me fruta te imeta 3ha boroncie 1,7ha mjeder dhe pjesa tjeter manaferra dhe dredheza.
Page 1 of 7